Mozzik nuk e fshehë më, blen atletet e para për foshnjën

Mozzik nuk e fshehë më, blen atletet e para për foshnjën

Më 30 korrik, rtv21.tv, pati konfirmuar shtatzëninë e Loredanës nga burime shumë të afërta pranë çiftit, derisa tash edhe vetë Mozzik nuk po e fshehë më atë.

Në një video në Instastorie, shihen një palë atlete për foshnja, gjë që lënë të kuptohet që çifti gradualisht po e konfirmojnë lajmin dhe nuk po tentojnë ta fshehin atë.

Mozzik dhe Loredana, e bënë publike lidhjen e tyre, më 29 maj të vitit 2017, në tetor të po këtij viti çifti u përfol për një ndarje të mundshme por që kjo doli të ishte vetëm një krizë në çift, të cilën e tejkaluan shpejt.

Projekti i fundit i Mozzik është kënga “Pa pa”, e cila është mirëpritur nga fansat e tij dhe ka mbi 4 milionë klikime në youtube./21Media