Mozzik i këndon zemrës së tij

Mozzik i këndon zemrës së tij

Reperi i njohur Mozzik, ka publikuar projektin e ri muzikor “Zemra ime”.

Muzika dhe produksioni janë realizuar nga producenti Rrzon, kurse për tekstin është kujdesur vetë Mozzik, shkruan rtv21.tv

Ferizajasi dje paralajmëroi këngën e re nëpërmjet një postimi në Instagram. ai shkroi se  “100% keni me gjet vetën në të”. Por ajo që befasoi ndjekësit dhe adhuruesit e Mozzik ishte fotografia që u postua së bashku me paralajmërimin, një zemër e thyer me leukoplast.

Që nga publikimi në orën 00:00, videoklipi ka arritur të klikohet mbi 340 mijë herë në kanalin YouTube./21Media