Mozzik tregon se kur do ta publikojë këngën e re

Mozzik tregon se kur do ta publikojë këngën e re

Reperi i mirënjohur ferizajas, Mozzik ka gati këngën e re. Artisti përmes një shkrimi në Instagram njoftoi se kënga titullohet “Auf Wiedersehen” dhe do të publikohet më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.

“Njerëzit e mi të dashur, keni dashur një këngë plotësisht në gjermanisht, kështu që po ua sjellim atë. Tani jemi duke punuar në videoklipin e këngës sime të re “Auf Wiedersehen”! Kënga është 5 minuta e gjatë. Është hera e parë që unë bëj një këngë krejtësisht në gjermanisht, por jam i sigurt që do t’ju pëlqejë. U tregoni të gjithë miqve tuaj që unë kam dhuratën më të madhe më 14 shkurt!”, shkroi ai në Instagram, transmeton rtv21.tv

Mozzik këtë vit e nisi mbarë. Para pak ditësh ai publikoi këngën “Edhe ti”, në bashkëpunim me rep-artisten Tayna. Projekti i tyre numëron mbi 7 milionë klikime./21Media