Ditë feste për Kiden

Ditë feste për Kiden

Artistja e njohur kosovare, Kida sot feston ditëlindjen e 22-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes Kida është duke pranuar urime të shumta nga familjarët, shoqëria dhe fansat e saj. Një urim Kida e mori edhe nga kolegu i saj reperi Mozzik, i cili e quan atë me një emër mjaft interesant.

“Urime Kidajete”, ka shkruar Mozzik mbi një fotografi, të cilën e kanë realizuar në aeroport.

Si Mozzik ashtu edhe Kida vitin që po e lëmë pas kanë gjen majft aktiv. Artistët 4 vjet më parë kanë realizuar një projekt së bashku. “Premtimet” titullohet kënga e artistëve e cila deri më tani numëron më shumë se 47 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media