Kënga publikohet sot

Kënga publikohet sot

Rep-artisti i njohur dhe shumë i përfolur shqiptar, Mozzik ka gati projektin e ri muzikor.

Mozzik sot në orën 18:00 do të publikojë këngën e tij më të re, e cila është në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu shumë të njohur shqiptar, Unikkatil, përcjell rtv21.tv.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Mozzik përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës. “Humbën edhe shkronjat gati tu e postu ket foto..po man fund ndodhi kjo ondërr e ndjekun me punë e vullnet ☝🏻 Nesër del konga ft. @unikkatilofficial në ora 18:00 !”, ka shkruar ai sipër në mbishkrimin e imazhit.

Asnjëri nga rep-artistët nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

Kujtojmë që Unikkatil do të mbajë një koncert në qytetin e Mitrovicës më 27 Korrik, ku në këtë koncert do të performojë edhe Mozzik së bashku me Loredanën dhe Getinjon.

“Romeo & Juliet” është projekti i fundit muzikor i Mozzikut në bashlëpunim me Loredanën. Kënga është publikuar në muajin janar të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 51 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media