Janë zbehur marrëdhëniet mes çiftit të njohur shqiptar

Janë zbehur marrëdhëniet mes çiftit të njohur shqiptar

Loredana Zefi dje ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të, ndërsa Mozzik nuk ka qenë fare prezent në festën e saj dhe as nuk ka marrë ndonjë urimë nga bashkëshorti e as nga kunati i saj, Getinjo, shkruan rtv21.tv.

Mozzik siç shihet është vetëm në Kosovë pa familjen e tij duke i shijuar Malet e Sharrit. Ai në postimin e tij në Instagram ka shkruar “Në zot ne besojmë”, se a përmban kjo ndonjë mesazh për Loredanën, nuk dihet ende.

Siç po shihet martesa e Loredanës dhe Mozzik nuk është duke iu ecur mirë. Se çka është duke ndodhur mes çiftit të njohur mbetet të shihet në vazhdim.

 

Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Dyshja së bashku kanë bashkuar forcat edhe në punë, ata deri tani kanë sjellë tri porjekte të përbashkta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çiftit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe. /21Media