Të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin për komunikacion, do të dënohen në mënyrë adekuate

Të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin për komunikacion, do të dënohen në mënyrë adekuate

Me aksionin policor, në orët e vona të natës, Sektori i punëve të brendshme – Shkup, filloi me realizimin e planit të veçantë për rritjen e sigurisë në komunikacion. Siç thonë prej atje, në fokus do të jenë motoçiklistët, të cilët, veçanërisht tani, gjatë verës, vozisin pa kontroll nëpër rrugët e Shkupit, duke e shkelur rendin publik dhe shkaktojnë zhurmë të madhe e cila i shqetëson qytetarët.

Sipas krye shefes së SPB-së, Shkup, Biljana Milevska, të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin për komunikacion, do të dënohen në mënyrë adekuate.

“Policia është e vendosur në qëllimin e saj për t’i dhënë fund kësaj dukurie dhe në lidhje me këtë nuk ka kompromis. Gjithashtu, do të jemi prezent edhe ditëve në vijim duke ndërmarrë masa intensive me qëllim që të vendosim siguri në komunikacion”, tha Biljana Milevska-Kryeshefe në njësitin për parandalim MPB.

Shpejtësia e madhe, por edhe garat të cilat organizohen në orët e vona të natës nëpër rrugët e kryeqytetit, janë rrezik i madh për sigurinë personale të motoçiklistëve, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, ndërmjet të cilëve, janë edhe këmbësorët. Prandaj, policia u bën apel të gjithë vozitësve që të kenë kujdes dhe t’i mos shkelin rregullat e komunikacionit.

“Apeloj deri tek të gjithë qytetarët, gjegjësisht deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ti respektojnë rregullat e komunikacionit dhe që të kujdesen për sigurinë e tyre dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion”, shtoi Biljana Milevska.

Në 48 orët e fundit, nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme, janë ndërmarrë mbi 30 masa parandaluese që kanë të bëjnë me motoçiklistët, të cilët nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse. Masat parandaluese janë ndërmarrë për ata që nuk kanë aspak ose nuk kanë pasur për momentin leje vozitëse. Siç informojnë nga MPB-ja, në 24 orët e fundit kanë ndodhur tre aksidente trafiku, në të cilat katër persona kanë pësuar lëndime më serioze por nuk janë në rrezik për jetën e tyre./21Media