MPB suspendon pjesëtarin e sigurimit të Kuvendit

Ai nuk respektoi urdhrin e kryeparlamentarit Xhaferi

Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i cili dje nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është suspenduar, mëson TV21 nga burimet e veta në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan tv21.tv

Xhaferi kërkoi që sigurimi ta largojë nga foltorja e kuvendit deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçevin i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedurale.

Meqë ai refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, ky i fundit ia ndali mikrofonin.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së reagoi duke thënë se sjellja e Talat Xhaferit është jodemokratike./21Media

Back to top button