MPJ demanton lajmin për intervenim nga ROSU në Mal të Zi

MPJ i quan shpifje lajmet e publikuara në mediat malazeze

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka demantuar fuqishëm lajmin e publikuar nga FOS Media dhe disa portale tjera lokale në Mal të Zi, në lidhje me gjoja “disponueshmërinë” e Forcave Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës (ROSU) për intervenim në territorin e Republikës së Malit të Zi, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse.

MPJ nëpërmjet një komunikate për media thotë se Republika e Kosovës respekton sovranitetin e Republikës së Malit të Zi dhe vë në pah se në bazë të ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës, përgjegjësitë e Policisë së Kosoves kufizohen në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se informacionet e falsifikuara dhe dashakëqija nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, si dhe u bën thirrje qarqeve të këtilla të rishikojnë qëndrimet e dëmshme që i shërbejnë tensionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button