MPJ kërkon hetim të rastit

MPJ kërkon hetim të rastit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar ashpër dëmtimin e disa gurëve të varrezave ortodokse serbe në Komunën e Lipjanit.

Ministria ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e, siç thanë ata, këtij incidenti kriminal.

“Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

MPJ konsideron se incidenti në fjalë është kundër interesave të Kosovës dhe se autoritetet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten.