Rolet dhe jeta e aktorit

Rolet dhe jeta e aktorit

Rowan Atkinson sot feston datëlindjen e tij të 65-të.

Komediani anglez u bë i njohur për publikun falë rolit të tij si Mr. Bean-i, shkruan rtv21.tv

Adhuruesit e aktorit kanë kërkuar që ai t’i rikthehet personazhit të Mr. Bean, por Rowan gjatë një interviste për emisionin Graham Norton tha se ndoshta nuk do të kthehet më në këtë rol, pasi ndjehet se ka bërë gjithçka që ka mundur për karakterin.

Aktori për herë të parë mori rolin në vitin 1990 dhe luajti 15 seri të krijuara nga komediani, Richard Curtis.

Filmi “Johnny English Strikes Again” e riktheu në ekranin e madh Rowan-in në vitin 2018, si personazhi spiun lolo për herë të parë që prej vitit 2011, kur kishte luajtur në filmin Johnny English Reborn.

Rowan, baba i dy fëmijëve, gëzon një pasuri prej 130 milionë dollarëve./21Media