Djali u lind përmes operacionit cezarian

Djali u lind përmes operacionit cezarian

Falë transplantit të mitrës Jennifer Gobrecht është nënë e një fëmije.

Në moshën 17 vjeçare doktorët i kanë thënë Jenniferit se ishte infertile, por ajo nuk ka hequr dorë.

Transplanti i mitrës është bërë dhe 10 ditë pasi embrioni është transferuar në mitrën e transplantuar, Jennifer ka marrë lajmin e mirë: Ishte shtatzënë.

Djali i saj u lind në nëntor përmes operacionit cezarian në spitalin e universitetit të Pensilvanisë. Pas lindjes së fëmijës, mitra e transplantuar u hoq.

“Benjamin është fëmija i dytë në Filadelfia që u lind pas transplantimit të mitrës nga një dhurues i vdekur”, ka theksuar Penn Medicine.

Sipas Associated Press, në të gjithë botën janë kryer 70 transplante të mitrës dhe Benjanimi është fëmija i 8-të që u lind në SHBA pas transplantit të mitrës./oranews