Vaji i hudhrës mbron zemrën tuaj nga dëmtimet Kjo substancë e quajtur alicinë, që gjendet në këtë bimë shëruese, ndërlidhet me shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Vaji i hudhrës mbron zemrën tuaj nga dëmtimet

Kjo substancë e quajtur alicinë, që gjendet në këtë bimë shëruese, ndërlidhet me shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Në bazë të studimit të fundit, vaji i hudhrës mbron zemrën, pasi që të ketë pësuar sulm apo pasi të jetë operuar.

Hudhra vjen në kontakt me sistemin kardiovaskular, duke ju falënderuar substancës alicinë. Në fakt, alicina reagon me rruazat e kuqe të gjakut, duke prodhuar sulfitin, i cili më pas relakson enët e gjakut dhe bën që gjaku të rrjedhë më lehtë.

Përbërësit e hudhrës ‘dialil-trisulfid’ lirojnë këtë substancë në zemër, duke theksuar se ajo i hap rrugë gjakut në zemër të qarkullojë më lirshëm.

Shkencëtarët amerikanë në Orlando kanë testuar këtë version, për t’u bindur se deri në çfarë mase alicina mbron zemrën nga arteriet e mbyllura.

Hulumtuesit pohojnë se tretmani i tyre me sulfit do të mund të zëvendësonte injeksionet ‘dialil-trisulfida’, i cili ia kishte dalë me sukses që të zvogëlonte dëmtimet në indet e zemrës për 61 për qind.