Mund ta përdorni në disa mënyra

Mund ta përdorni në disa mënyra

Coca-Cola është një nga brendet më të famshme në botë. Përveç si pije, ajo mund t’ju shërbejë shumë si produkt bukurie dhe produkt shtëpiak.

1.Për pastrimin e enëve

Nëse keni një tigan të djegur dhe keni humbur shpresën se mund të pastrohet, derdhni pijen Coca Cola në të dhe duhet ta lini ashtu për disa minuta. Acidi që gjendet në Coca Cola ndihmon të largohet ushqimi i mbetur në tigan.

2.Largon njollat

Me sa duket, Coca Cola bën mrekulli për heqjen e yndyrës, njollave të gjakut dhe aromave të pakëndshme nga rrobat tuaja. Thjeshtë derdhni pijen në lavatriçe së bashku me detergjentin. Fuqia e pastrimit vjen nga acidi karbonik dhe fosforik brenda pijes.

3.Mjekësi

Sipas disa hulumtimeve, Coca Cola mund ta lehtësojë procesin e tretjes. Po ashtu, Coca Cola mund t’ju ndihmojë ta tejkaloni alergjinë e grurit. Acidi fosforik në pije, lehtëson reaksionin alergjik.

4.Largon njollat e markerit

Nëse fëmijët tuaj e kanë dekoruar qilimin me markerë, nuk duhet të bëni panik. Thjeshtë vendosni pak Coca Cola në njollë, pastrojeni dhe përdorni sapun me ujë në fund.

5.Pastron argjendin

Acidi në Coca Cola ju ndihmon të largoni papastërtitë dhe njollat nga argjendi. Zhytni stolitë tuaja në pije për disa minuta. Nëse doni ta përshpejtoni procesin, vendoseni unazën në një tas me Coca Cola dhe duhet ta lini atë në mikrovalë për disa minuta./21Media