Dredhëzat padyshim që janë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve

Dredhëzat padyshim që janë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve

Luleshtrydhet në mjekësinë popullore janë ilaçi që mund të shërojë shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ato konsiderohen si frut që ndihmon për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave. Falë përbërësit të flavonoideve luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut.

Dredhëzat arrijnë të rregullojnë tensionin e gjakut, parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, parandalojnë kancerin, forcojnë kujtesën, parandalojnë artritin dhe dhimbjen e kyçeve, mbajnë nën kontroll diabetin, përmirësojnë shikimin dhe të mbajnë lëkurën të shëndetshme.