Mrekullitë që bën e bardha e vezës me lëkurën dhe flokët

Jo detyrimisht mirëmbajtja e lëkurës dhe e flokëve duhet të kushtojë shtrenjtë. Ka shumë produkte të cilat përmirësojnë shëndetin nga jashtë brenda dhe që gjendjen lehtësisht në natyrë apo në kuzhinën tonë.
Një ndër këto produkte janë edhe vezët, të bardhat e të cilave janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme bukurie, që mund t’i bëni lehtësisht vetë në shtëpi. Vezët janë të mbushura me proteina siç është albumina dhe kolagjeni.
E bardha përmban dy të tretën e proteinës së vezës së plotë që do të thotë se përmban të nëntë amino acidet thelbësore për trupin. Këto proteina, sipas Living, janë të dobishme jo vetëm për lëkurën, por edhe për skalpin e kokës dhe flokët, sidomos atë të yndyrshëm.
Ja disa mënyra se si të përdorni të bardhat e vezës për rezultate të mahnitshme.
Vezë dhe vaj ulliri për flokët
Përziejini 2 vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe rrihini fort me një pirun. Aplikojeni masën në flokë dhe mbajeni për 30-45 minuta.
Maskë për flokë të yndyrshëm
Përzieni të bardhat e dy vezëve me një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikojeni masën në flokë por jo në pjesën e rrënjëve. Mbajeni maskën për 10 minuta.
Maskë kundër rrudhave
Përzieni të bardhën e një veze me gjysmë luge çaji me mjaltë. Maskën mbajeni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përveç proteinës, vezët janë shumë të pasura me hekur, vitaminat B dhe selenium që i japin lëkurës një paraqitje rinore. Ato gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit.

Back to top button