Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mban konferencë

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mban konferencë

Mrika Nikqi dhe babai i saj, Arianiti, kanë përfunduar me sukses ekspeditat në Everest, Denali, Aconcagua dhe Elbrus në kontinentet e Amerikës Jugore dhe Veriore, Azi dhe Evropë për një kohë rekorde.

Mrika dhe Arianiti sot kthehen në Kosovë pas disa muajve që kaluan për realizimin e këtyre ekspeditave. Me këtë rast, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mban konferencë.

Pas konferencës organizohet kokteji në oborrin e Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë, duke filluar nga ora 22:00.