MSh pranon donacion për pacientët me Fibrozë Cistike

Donacion me kapsula të produktit Pancreatin – Creon

Ministria e Shëndetësisë njofton familjarët e pacientëve me Fibrozë Cistike dhe publikun se ka pranuar një donacion prej 55 mijë e 300 kapsulave të produktit Pancreatin (Creon), që do të mundësojnë furnizimin e pacientëve me Fibrozë Cistike për disa muaj.

Sasia në doza të 10.000 dhe të 25.000 njësive është deponuar në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së dhe do t’u jepet pacientëve sipas protokolleve të trajtimit nga klinika përkatëse e QKUK-së.

Kjo sasi e produktit Creon është donacioni i fondacionit “Project Hope” nga SHBA, përkatësisht Zyra Regjionale e fondacionit në Shkup./21Media

Back to top button