Inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar

Inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar nëpërmjet një kumtese për media se produkti medicinal Paracetamol P 500 i cili nëpër disa media po llogaritet si produkt vdekjeprurës, nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.

“Lidhur me shkrimet ne media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjensioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesen e Ministrisë së Shendetësisë.

Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun Kosovar, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë./21Media