MTI merr masa mbrojtëse për qumështin

Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, që është prioritet, pas një hetimi të departamentit përkatës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë masa mbrojtëse për qumështin, duke u bazuar në kompetencat ligjore në pajtim me nenin 1 dhe paragrafin 1, të nenit 2, të Ligjit nr. 041/L-047, si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.

Sipas një komunikate për medie, vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 përqind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit.

Siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, se ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe kushtet në të cilat kryhet ky import, kërcënon që t’u shkaktojë dëme serioze prodhuesve vendorë të produkteve të ngjashme.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e autorizuar, në bazë të dëshmive të mjaftueshme, të zbatojë ligjin për të mbrojtur prodhuesit e produkteve të qumështit kur kërcënohen të përjetojnë dëme serioze nga importi i qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Këto masa mbrojtëse prekin mijëra prodhues dhe përpunues të qumështit që operojnë në tregun e Kosovës.

Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 e deri 250 lopë dhe mbi 30 përpunues të qumështit./21Media

Back to top button