Burri u shpëtua nga gruaja

Burri u shpëtua nga gruaja

Një burrë i sapomartuar po rimëkëmbet në spital pasi u rrëzua në një vullkan të fjetur gjatë muajit të mjaltit. Ai u shpëtua nga bashkëshortja e tij.

Clay Chastain dëmtoi kafkën kur ra në vullkan, derisa po ecte në ishullin e Karaibeve të Shën Kitts. Bashkëshortja e tij, Acaimie zbriti poshtë për ta arritur dhe e ndihmoi, duke e tërhequr zvarrë lart.

Chastain u mbajt nga Acaimie derisa ecte në këmbë për 2 km në bazën e malit.

“Ajo është absolutisht mahnitëse,”-tha Chastain. “Ishte në gjendje të më merrte në krahë nga vullkani dhe të më ngjiste lart në një kohë kur unë mezi ngrihesha.”

Rënia në vullkan ndodhi më 18 korrik vetëm disa ditë pasi çifti u martua në Crawfordsville, Indiana. Pas ecjes në majë të malit Liamuiga, Chastain tha se donte të zbriste në vullkan për një pamje më të mirë. Por, gjatë kohës që po zbriste rrëshqiti dhe mori dëmtime në kokë.

Pasi e dëgjoi duke thirrur për ndihmë, bashkëshortja e tij nxitoi poshtë dhe e pa duke i dalë gjak nga koka.

Atje nuk kishte asnjë njeri për t’i ndihmuar ndaj Acaimie u detyrua që ta mbante vetë për gati 3 orë, raporton oranews.