Muhajir: Ndërmerrni sulme në gjithë botën

Shteti Islamik apel mbështetësve

Shteti Islamik ka kërkuar sot nga luftëtarët e kësaj organizatë që të vazhdojnë sulmet në të gjithë botën gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Zëdhënësi i organizatës, Abdul Hassan Muhajir, me anë të një audio-porosie, të transmetuar në rrjetet sociale dhe faqet propagandistike në internet, kërkoi nga ekstremistët islamikë që mos të ndalin sulmet, shkruan rtv21.tv

Muhajir me këtë rast lavdëroi sulmet e ndërmarra nga pjesëtarët e kësaj organizate në Iran dhe Flipine. Siç dihet, ekstremistët islamikë kanë pushtuar qytetin Malavi në Filipine, ku po mbajnë peng banorët, duke nxitur një aksion gjithëpërfshirës së ushtrisë së Filipineve, për të çliruar qytetin.

Muhajir lavdëroi pjesëtarët e kësaj organizate edhe për sulmet në kryeqytetin e Iranit, Teheranit, gjatë së cilave u vranë 17 persona.

Ai ndër të tjera i bëri apel luftëtarëve të Shtetit Islamik që të ndërmarrin sulme të reja në Egjipt, Jemen, Afganistan, Pakistan, Somali, Libi, Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi dhe Rusi./21Media

Back to top button