‘Muhamedi” në 10-shen e emrave në SHBA

Për herë të parë

Për herë të parë, emri Muhamed është një nga 10 emrat më të njohur për djem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave nga uebsajti Baby Center.

Emri Muhamed qëndron në vendin e dhjetë, katër vende më lartë sesa vitin e kaluar. Ky emër është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në renditjen e BabyCenter-it ndër vite dhe hyri për herë të parë në 100 vendet e para në vitin 2013.

“Familjet myslimane shpesh zgjedhin emrin Muhamed për djemtë e parë të familjes, për ta nderuar profetin dhe për t’i sjellë bekime te fëmija. Emri shqiptohet në disa mënyra, kjo i ndihmoi të futet në top 10-she”, tha Linda Murray nga BabyCenter.

Liam ishte emri i preferuar për djem, duke lënë pas Jackson, që ka qëndruar për gjashtë vjet në krye të listës.

Sophia është në vendin e parë për vajza, duke shënuar një dekadë në krye të listës, transmeton rtv21.tv

Emrat më të njohur për djem

1) Liam
2) Jackson
3) Noah
4) Aiden
5) Grayson
6) Caden
7) Lucas
8) Elijah
9) Oliver
10) Muhammad

Emrat më të njohur për vajza

1) Sophia
2) Olivia
3) Emma
4) Ava
5) Aria
6) Isabella
7) Amelia
8) Mia
9) Riley
10) Aaliyah

BabyCenter njofton se të dhënat vijnë nga 600 mijë prindër që ndanë emrat e fëmijëve të tyre me këtë organizatë në vitin 2019./21Media

Back to top button