Sipas Kuçit Nisma përbuz mundin dhe angazhimin

Sipas Kuçit Nisma përbuz mundin dhe angazhimin

Njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate, Muharrem Kuçi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik, ku ka thënë se ka dhënë kontribut për t’u bërë subjekt i vlerave dhe i vendimeve të drejta në të mirë të vendit, e jo pjesë e abuzimit me aktivitetin e njerëzve të mirë dhe aktivistëve të pandalshëm.

Siç është shprehur Kuçi, kjo parti përbuz mundin e angazhimin e njerëzve të përkushtuar ndërsa nuk i përfill profesionistët, por ndjek agjendat personale.

Ai tha se ky abuzim mori përmasa shqetësuese pas bërjes pjesë e pushtetit ku u harruan njerëz meritor dhe përfituan ata jomeritor.

“Meqë jemi në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdimisht po marrë shumë thirrje dhe pyetje në lidhje me kandidatin tim për deputet nga Nisma Socialdemokrate e ndjejë të nevojshme të ju informoi se as nuk jam kandidat dhe as nuk do të mbështes më një subjekt si NISMA Socialdemokrate që përbuz mundin dhe angazhimin e njerëzve të përkushtuar për subjektin”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ditë më parë edhe Shyqiri Butuqi ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij në Nismën Socialdemokrate./21Media