Alpinistja e famshme shqiptare Arineta Mula po vazhdon ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë

Alpinistja e famshme shqiptare Arineta Mula po vazhdon ngjitjen e saj në majën më të lartë në botë

Në një postim në Facebook ajo bëri të ditur se është takuar me shkrimtarin dhe prodhuesin e filmave Matt Dickinson, i cili e ka kaluar këtë udhëtim në vitin 1996.

Ajo tregon se kanë biseduar gjatë për Kosovën, si dhe kanë pasur mundësi të marrin këshilla të ndryshme nga Dickinson, pasi ai është edhe autor i librave të ndryshëm dedikuar eksperiencës së Everestit, si dhe ka filmuar dokumentarë me National Geographic Television për këtë temë, shkruan rtv21.tv.

Mula tregoi se Matt do të ngjitet me grupin filmik deri në kampin 2. Postimin në Facebook ajo e përfundoi me një përshëndetje të gjithëve, duke treguar se ngjitja e tyre është duke shkuar shumë mirë./21Media