Ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021

Ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista e basketbollistëve:

Divine Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

Erjon Kastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Meriton Ismaili

Dardan Kapiti

Samir Zekiqi

Damir Mulaomeroviq- trajner

Bujar Loci – ndihmëstrajner

Ilir Selmani – ndihmëstrajner

Andin Rashica – ndihmëstrajner./KP