Muller i pakënaqur me rolin e tij

Muller i pakënaqur me rolin e tij

Thomas Muller nuk është i kënaqur me rolin e tij te Bayern Munich dhe e pranoi se ai mund të kërkojë të transferohet te një ekip tjetër gjatë janarit.

Sulmuesi i Bayern-it në pesë ndeshjet e fundit është inkuadruar në fushë vetëm  si zëvendësues.

Sipas mediave gjermane ai është i pa kënaqur te kampionët e Gjermanisë dhe dëshiron të largohet.

“Nuk jam i kënaqur me situatën time. Unë jam vetëm 30 vjeç, i aftë dhe i uritur për sukses. Nëse trajneri më sheh vetëm në rolin e zëvendësuesit, duhet të mendoj për të ardhmen. Jam shumë ambicioz për këtë”. tha Muller.

Gjermani më herët ka qenë i kërkuar nga disa klube angleze si United, Liverpool e Arsenal. Sulmuesi është në i gatshëm dhe po pret ndonjë ofertë për të luajtur në kampionatin anglez./21Media