Muminoviq fitoi në kuadër të European Cup Cluj Napoca Rumani U18

Muminoviq fitoi në kuadër të European Cup Cluj Napoca Rumani U18

Xhudistja Erza Muminoviq sot fitoi medaljen e artë në Rumani.

Muminoviq sot në Kupën Evropiane për kadetë që është zhvilluar në Cluj-Napoca të Rumanisë fitoi pesë lufta.

Në ndeshjen e parë Erza mposhti me Ippon turken Yaren Komurcu. Ajo në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari italianen Chiara Zuccaro, në kohë të rregullt. Në çerekfinale mposhti me Ippon italianen tjetër, Giulia Carna.

Erza në gjysëmfinale mposhti me Wazaari gjeorgjianen Diana Filkina Gagoshidze. Ndërsa, në finale Muminoviq mposhti rumunen, Iasmina Covaciu./21Media