"Të koncentrohemi si të ishte ndeshja e vitit"

“Të koncentrohemi si të ishte ndeshja e vitit”

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, beson që janë në gjendje t’i mposhtin kampionët e Evropës.

Napoli përsëri ka rënë në grup me Liverpoolin për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Presidenti beson që mund t’i mposhtin përsëri dhe ta kalojnë grupin si kryesues.

“I kemi mposhtur në miqësore, por nuk dua t’iu jap hapësirë lojtarëve. Duhet të hyjmë në lojë të koncentrohemi si të ishte ndeshja e vitit. Në çdo ndeshje duhet të luajmë si të jetë ndeshja e vitit, kjo është mundësia e vetme për t’i arritur qëllimet”, deklaroi ai.