Mund të ketë luftë mes SHBA-së dhe Rusisë, por nuk do të filloi në Siri!

Analizë e gazetës britanike, “The Guardian”

Konflikti në Siri, i cili po vazhdon për tashmë disa vjet me përfshirjen e drejtpërdrejte të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të, mund të përfundoi me një luftë mes dy vendeve, shkroi gazeta britanike, The Guardian.

Arsyeja për fillimin e luftës me pasoja të rënda mund të jetë incidenti më i vogël. Gazeta shkroi se rreziku nga incidente të këtilla po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, pas sulmeve të ndërmarra nga aeroplanët amerikanë dhe aleatët e tyre kundër aeroplanëve dhe objekteve ushtarake të forcave të armatosura të Sirisë, shkruan rtv21.tv

Duke pasur parasysh se Rusia mbështetë qeverinë në Damask, sulmet që po ndërmerr Amerika në Siri mund të cilësohen nga Moska edhe si sulme kundër rusëve.

Megjithatë, gazeta shkroi më tutje se nuk duhet të stërsmadhohet rëndësia e Sirisë për Uashingtonin, ngase ky vend dhe Presidenti Bashar Al Asad nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për Uashingtonin. Arsyeja kryesore e përfshirjes së amerikanëve në konfliktin në Siri është aleanca që ka Damasku me Iranin. Me dobësimin dhe ndarjen e Sirisë, Uashingtoni do të dobësoi edhe ndikimin e Teheranit në rajon.

Për këtë arsye, Amerika nuk ka asnjë arsye që gjatë fushatës në Siri të hyjë në konflikt me rusët. Dëshmi e qartë për këtë janë vërejtjet që i kanë përcjellë amerikanët ushtrisë ruse, para sulmit me raketa kundër aeroportit ushtarak të forcave siriane.

Edhe pala ruse, përkundër retorikës së ashpër, ka qëndrim të ngjashëm. Për këtë arsye, si rusët, ashtu edhe amerikanët kuptojnë fare mirë përgjegjësitë e tyre dhe nuk dëshirojnë të kalojnë vijat e kuqe. Ky fakt sjell deri te një përfundim logjik, e që është se Siria nuk ka gjasa që të jetë fitili, i cili do të ndez konfliktin mes dy fuqive, konstatoi The Guardian./21Media

Back to top button