Mund të ketë valë të re refugjatësh!

Sipas bashkëbiseduesve në një debat Maqedonia do të jetë vend transit

Ndodhitë politike në rajon, përforcimi i aktiviteteve ushtarake në Siri dhe rritja e tensioneve në raportet mes Turqisë dhe BE-së, e rrisin rrezikun potencial për valë më masovike të refugjatëve nga lindja drejt perëndimi. Bashkëbiseduesit në debatin e Click Plus u pajtuan që në situatë të tillë Maqedonia përsëri do të jetë vetëm vend transit, por edhe vend në të cilin refugjatët do të qëndronin.

“Nëse vazhdojnë këta aktivitete ushtarake të SHBA-së, nuk mendoj që banorët e Sirisë do të vijnë këndej, më shumë ka gjasa që të vinë emigrantët sirian të cilët janë në Turqi dhe të cilët do të lëshohen me pretekstin se atje po bëhet luftë”, tha Gjorgji Filipov, Diplomat.

Ish agjenti ushtarak, Vlladimir Pivovarov, tha që shtetet evropiane e kanë paraparë dhe pranuar që Maqedonia do të jetë vetëm korridor për emigrantët. Por ai ceku që edhe pse do të jetë vetëm korridor, Maqedonisë i nevojitet ndihmë financiare dhe institucione stabile për të mbajtur nën kontroll valën e refugjatëve.

“Ne jemi vetëm një pjesë e rrugës së këtyre njerëzve, por serioziteti i problemit është më i madh”, u shpreh Vlladimir Pivovarov, Ish agjent ushtarak.

Aktivisti Jasmin Rexhepi paralajmëron që në rast të mungesës së kontrollit institucional, në pah do të dalin kanalet ilegale për kontrabandimin e refugjatëve, të cilët edhe më tepër po ua vështirësojnë situatën. Ai shtoi që shumica nga refugjatët do të ktheheshin në vendlindje pas mbarimit të luftës.

“Duhet të intervenohet në mënyrën më të mirë me të cilën do të kemi më pak viktima, që të qetësohet gjendja, për shkak se këta njerëz të cilët kalojnë nëpër Maqedoni, shpesh herë thonë që nëse situata qetësohet ata duan të kthehen në vendlindje”, tha Jasmin Rexhepi, “LEGIS”.

Ish ambasadori Lupço Arsovski potencoi që Turqia po i shfrytëzon refugjatët për tregti – për anëtarësim në BE, për para dhe interesa.

“Migrimet mund të paraqesin rrezik për Evropën, nëse vjen deri te lufta”, tha Arsovski.

Bashkëbiseduesit në ‘Click Plus’ vlerësojnë që pas intervenimit ushtarak të SHBA-ve në Siri, fuqi të mëdha do ta fillojnë procesin për zgjedhjen e krizës në lindjen e mesme. Në të kundërtën edhe me tutje do ta pësojnë civilët./21Media

Back to top button