Kamioni prezantohet në Las Vegas

Kamioni prezantohet në Las Vegas

Në ekspozitën vjetore të prezantimit të pajisjeve teknologjike “Consumer Electronics Show”, në Las Vegas, vëmendje të madhe tërhoqi një kamion i vogël.

Ky kamion i vogël ngjason në një kamion lodër për fëmijë, por në fakt, ai ka një rol shumë të rëndësishëm, shkruan rtv21.tv

Ai është kamion zjarrfikësish dhe rëndësia e tij është se është projektuar në atë mënyrë që të futet në vendet ku kërkohet shuarja e zjarreve, e ku nuk mund të depërtojnë kamionët e mëdhenj që janë shfrytëzuar deri më tani. Kështu thotë John Bautista, përgjegjës i kompanisë amerikane për ndërtimin e kamionëve për fikje të zjarreve, Tropos Motors.

Kjo kompani, këtë kamion e ndërtoi në bashkëpunim me kompaninë japoneze Panasonic.

 


Bautista ka thënë se shumë persona mendojnë se ky kamion është lodër, por realiteti është tjetër. Ai u ndërtua me qëllim shumë domethënës, që të ketë mundësi të futet në vende të vogla, për të shuar zjarrin. Po ashtu është një mundësi e mirë që ai të parkohet kudo në garazhe, sepse është i vogël, me as dy metra të plota gjatësi.

 

Kompania Tropos Motors është me bazë në Silicone Valley, San Francisko, Kaliforni të SHBA-ve. Ajo specializon në krijimin e veturave të vogla elektrike me qëllim të uljes së shpenzimeve, pasi që për vetura të vogla shpenzohet më pak. Por këto vetura kanë të mirën tjetër po ashtu që kryejnë punë si veturat e zakonshme, të cilat kushtojnë shumë më shumë.

Përgjegjësi i kompanisë Tropos Motors, ka treguar se bateritë elektrike me të cilat fuqizohen këto vetura kanë shumë vlerë.

Kompania Tropos Motors filloi partneritetin me kompaninë Panasonic në vitin 2019./21Media