Mungesa e kuadrove, problem me të cilin përballet tregu në Kosovë

Sipas këtij debati studentët po aftësohen vetëm me njohuri akademike por jo edhe me shkathësi për treg

Institucionet e sistemit arsimor  Kosovë nuk po i përgatisin studentët për tregun e punës, pasi  rinjtë kryesisht aftësohen vetëm me njohuri akademike, por jo edhe me shkathtësi që u përgjigjen nevojave  tregut. Këto konkludime dolën pas një debati  organizuar nga Shoqata e Burimeve Njerëzore  Kosovës me temë “Trendet dhe sfidat  e burimeve njerëzore  sektorin publik”.

Sipas drejtoreshës së Departamentit  Burimeve Njerëzore  KEDS, Valbona Kadrijaj, sistemi arsimor Kosovë vazhdon tutje  mos i përgatisë si duhet nxënësit për tregun e punës. Ajo tha se nxënësit e shkollave  mesme kanë edhe mungesë  njohurive teknike, ndërsa studentët kanë njohuri akademike, por që ballafaqohen me mungesë  shkathtësive tjera karshi tregut.

Për më tepër, ajo theksoi se si korporatë private kanë themeluar edhe një akademi, e cila vepron që nga viti 2013 për aftësimin e  rinjve për nevojat e kësaj korporate, dhe jo vetëm. Ndërsa deri tani 162 prej 250 studentë  janë  punësuar  pozita menaxhuese dhe target kjo akademi ka nxënësit që kryesisht vijnë nga shkollat dhe Fakulteti i Inxhinieres Elektroteknike. “Konsideroj se sistemi i edukimit ose i arsimit  Kosovë ndoshta edhe më tutje nuk i përgatitë mjaftueshëm nxënësit , por ndoshta edhe studentët me kompetencat e nevojshme karshi kërkesave  tregut  punës, ose karshi kërkesave  punës dhe profesionit. Personalisht kam marr pjesë  intervistimin e këtyre kandidatëve në  gjitha fazat e përzgjedhjes dhe mund  them që kjo ura e bashkëpunimit shkollë-ndërmarrje është e shkëputur, ose është ende e brishtë dhe duhet me bë shumë  kë drejtim që ne me mund me arrit një sistem që këta nxënës sepse shkollat profesionale  radhë  parë i përgatisin nxënësit për tregun e punës”, ka deklaruar Kadrijaj.

Sfidë për sektorin publik, sipas udhëheqëses së Divizionit  Burimeve Njerëzore  ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arta Dushi mbetet mungesa e trajnimeve bazike për burime njerëzore. Ajo tha se  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për shkak  mungesës së koeficientit  pagave, sfidë mbetet avancimi i punonjësve. “Sfida më tepër te ne është te vlerësimi i kryerjes së punës  fund vit, ku zyrtarët mund  vlerësohen me nota shumë  larta do  thotë, mirëpo asgjë as nuk avancohet  hapat dhe grada pasi që ne ende jemi mekoeficient, e koeficient nuk kemi pritet  hyjë  fuqi klasifikimi i vendeve  punës dhe sistematizimi  i vendeve  punës, do  thotë për punë  njëjtë  paguhesh njëjtë çdo ku, jo me pas ndryshime”, ka thë Dushi.

Anëtarja e Shoqatës së Burimeve Njerëzore  Kosovës (KHRA), Dafina Turkeshi Ballanca tha se nga hulumtimet që kanë bërë kjo shoqatë lidhur me nevojat  tregun e punës punonjësve  vendin tonë u mungojnë shkathtësi për pozita specifike, mungesë  shkathtësive për përgatitje  CV-ve, letrën motivuese. Sipas saj, punonjësit  Kosovë janë kreativë,  komunikueshëm dhe  qasshëm ndaj ideve  reja dhe posedojnë shkathtësi prezantimi. “Çka mungojnë konsiderohet vetë iniciativa, pastaj shkathtësitë teknike për pozita specifike për shembull kjo ka qenë më shumë e gjetur tek bizneset private ku kanë  bëjnë më shumë me prodhimtari apo me shërbime specifike kur janë kërkuar shkathtësi për një përdorim  një makineria apo  ndonjë shërbimi apo produkti, gjithashtu mungojnë shkathtësitë e përgatitjes së CV-së gjatë rekrutimit, letrës motivuese, si dhe komunikimi për intervistim”, u shpreh ajo.

Sipas këtij hulumtimi del se punëdhënësit kanë më shumë nevojë që   ardhmen punëtorët e tyre  kenë shkathtësi  negocimit gjatë periudhës së rekrutimit dhe kujdes dhe shërbim më  mirë ndaj klientëve.

Ndryshe, Shoqata e Burimeve Njerëzore  Kosovës nga sot ka nisur aktivitete  hapura publike,  cilat do vazhdojnë për gjashtë javë rresht dhe   cilat do  diskutohet ndërlidhja e kuadrove profesionale me sistemin e edukimit  Kosovë.

Back to top button