Klopp ka nisur të mendojë për lojtarët që do t'i zëvendësojnë

Klopp ka nisur të mendojë për lojtarët që do t’i zëvendësojnë

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri mund të jetë titullar në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve. Pas konfirmimit për mungesat e Roberto Firminospor edhe të Mohamed Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët që do t’i zëvendësojnë.

Trajneri gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Kësisoj, nga minuta e parë mund të luajë Xherdan Shaqiri, i cili mund të zë pozitën e Salah, ndërkohë në vendin e Firminos mund të startojë njëri në mes të Divock Origit apo Daniel Sturridge.

Kujtojmë se Shaqiri ka asistuar në golin e fitores në ndeshjen e kësaj jave në Premier Ligë, në fitoren 3-2 të Liverpoolit përballë Newcastle.