U shfaqë premiera ''Një shtrat me plot të huaj''

U shfaqë premiera ”Një shtrat me plot të huaj”

Publiku kumanovar mbrëmë pati rastin të argëtohet me komedinë “Një shtrat me plot të huaj”. Kjo shfaqje sjellë një komedi me situata plotë ngatërresa. Një çift i cili shkon të pushoj në një hotel të një fshati në mes kufirit të Gjermanisë dhe Francës , gjen vetëm një dhomë të lirë për shkak të një manifestimi që mbahet në atë fshat dhe të gjitha ngatërresat ndodhin në atë dhomë të hotelit.

Regjisori kosovar, Esat Brajshori tha se është dashur më shumë se një muaj për të përgatitur shfaqjen, ndërsa arsyeja përse e ka zgjedhur këtë temë, është sepse, sipas tij, me gjithë tensionet politike në vendet ku jetojmë, qytetarët kanë nevojë për pak relaks.

Aktori kumanovar, Sefedin Shabani tha se e kishin mjaftë vështirë të performojnë në skenë për shkak të vapës së madhe.

Publiku që ishin në sallë e pritën shumë mirë shfaqen dhe gjatë gjithë kohës i përkrahnin aktorët me duartrokitje edhe te qeshura. Ata thonë se ka nevojë për më shumë shfaqje të tilla.

Publiku Kumanovar do të kenë mundësi shfaqen ta ndjekin edhe sot nga ora 20:00 në Teatrin e Kumanovës, raporton TV21./21Media