Mungesë fletvotimesh

Në Qendrën e Votimit 0101C në Shkollën “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit ka mungesë fletëvotimesh

Bekim Mushkolaj, menaxheri i Qendrës së Votimit 0101C në Shollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan tha për KALLXO.com se në këtë qendër ka fletëvotime më pak se numri i votuesve.

Ai njoftoi se për këtë mungeësë qendra e ka njoftuar KQZ-në, transmeton kallzo.com

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.

Back to top button