Është arritur marrëveshja që mes presidentit të Napolit dhe trajnerit të njohur italian

Është arritur marrëveshja që mes presidentit të Napolit dhe trajnerit të njohur italian

Marrëveshja tashmë është arritur, por për zyrtarizimin e tij do të duhet me gjasë të kalojnë pak ditë. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas takimit për rreth tri orë të ditës së martë, që e ka bindur ish-trajnerin e Bayern Munich për t’u ulur në bankinën e napolitanëve.

Pasditen e kësaj të mërkure është parashikuar një mbledhje së bashku me drejtorin sportiv, Giuntoli. Ndërsa orët e para të mëngjesit, në Romë kanë mbërritur edhe bashkëpunëtorët e stafit të Ancelottit.

Kontrata që do të lidhë ish-trajnerin e Milanit me Napolin do të jetë dyvjeçare, me opsion rinovimin, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh. Ancelotti gjithashtu ka kërkuar në pjesën e stafit të tij, të birin Davide, dhëndrin Mino Fulco, përgatitësin atletik Mauri dhe djalin e këtij të fundit, Francesco.

E gjithë kjo histori pritet të mbyllet në momentin që Napoli arrin të ndërpresë zyrtarisht bashkëpunimin me Maurizio Sarrin.