"Murati" i pëlqyeri i audiencës

“Murati” i pëlqyeri i audiencës

Aktori i njohur turk Gökberk Yıldırım i cili e ringjalli karakterin e Muratit në serialin “Beni Affet” apo “Më fal”, është një ndër aktorët më të bukur dhe më të dashur për audiencën.

Ai në rolin e “Muratit” dashurohet me “Kaderin”, ndërsa publikon fotografi dhe video në llogarinë e tij “Instagram” bashkë me aktoren 25 – vjeçare Ceren Yalazoğlu apo e njohur si “Kaderi”.

Murati u lind në vitin 1991 në Ankara të Turqisë, shkruan rtv21.tv.

26 vjeçari ka studiuar aktrimin, ndërsa si aktor ai debutoi në serialin “Më fal” i cili po shfaqet edhe për audiencën shqip-folëse. Ndërsa, sa i përket jetës së tij private në mediet turke aktori është mjaftë i përfolur megjithatë, thuhet se është shumë vështirë të zbulohet nëse “Murati” është apo s’është në lidhje dashurie, pasi ai ka shumë mikesha.

Ndërsa, Ceren Yalazoğlu është njëra ndër aktoret e serialit turk “Më fal” e cila në rolin e saj si “Kader” njihet si një vajzë që nuk është e kënaqur me jetën e saj provinciale. 25- vjeçarja luan rolin e vajzës së vogël e cila në serial nuk i ka punët mirë me dashurinë apo më mirë të themi dashurohet në njerëz të gabuar.

Por, në jetën e saj të përditshme ajo është e martuar dhe duket shumë e lumtur./21Media