Murati: Ky delegacion shtetëror nuk e ka të qartë ende mandatin

“Afatet kohore me gjasë do të shkelen”

Ekipi negociator dje ka prezantuar në Bruksel rezolutën dhe ligjin që ia përcakton rolin e këtij ekipi gjatë procesit të negociatave me Serbinë. Udhëheqësit e ekipit negociator Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti thanë se para përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar për të gjitha temat e hapura me Serbinë si dhe për marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse e cila do të sillte njohjen reciproke.

Për këtë është diskutuar mbrëmë në emisionin debatues “Click” në RTV21.

Artan Murati nga KDI ka thënë se i duket që ky delegacion shtetëror nuk e ka të qartë ende mandatin e vet, se çka konkretisht do të bëjë në dialog.

“Edhe rezoluta e cila është miratuar pikërisht prej këtyre subjekteve politike dhe afatet kohore qysh në start me gjasë do të shkelen. Kuvendi është në pushim dimëror deri më datën 21 janar, kjo nuk është e pamundshme që kuvendi të kthehet para kësaj kohe sepse, ndonëse është e paraparë me rregulloren e punës kjo fillimi i sesionit do të ishte hera e parë që vjen ma herët në punë, mirëpo shansat që të kalojë në leximin e parë, leximin e dytë dhe të miratohet komplet projektligji deri në javën e ardhshme, konkretisht deri sot një javë janë shumë të vogla”, ka thënë Murtai.

Ai ka thënë se deri më tash nuk ka ndonjë komunikim zyrtar për ndonjë seancë të jashtëzakonshme./21Media

Back to top button