Murati – LDK-së: Leni kushtëzimet, e t’ja fillojmë punës!

“Po hyjmë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar nga partnerët për koalicion qeverisës LVV-LDK që të heqin dorë nga kushtëzimet në bisedime për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook thotë se Qeveria e re është dashur të formohet para dhjetë ditësh, por për shkak të mos pajtimeve për postin e presidentit një gjë e tillë nuk ka lejuar arritjen e marrëveshjes.

Na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.“, shkruan Murati.

Shkrimin e tij Murati e përfundon me fjalët “Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!“, duke kërkuar formimin e Qeverisë së re./21Media

Back to top button