"Murati" i pëlqyeri i audiencës

“Murati” i pëlqyeri i audiencës

Aktori i njohur turk Gökberk Yıldırım i cili e ringjalli karakterine e Muratit në serialin “Beni Affet” apo “Më fal”, është një ndër aktorët më të mirë dhe më të dashur për audiencën.

Ai u lind në vitin 1991 në Ankara të Turqisë, shkruan rtv21.tv.

26 vjeçari ka studiuar aktrimin, ndërsa si aktor ai debutoi në serialin “Më fal” i cili po shfaqet edhe për audiencën shqip-folëse.

Ndërsa, sa i përket jetës së tij private në mediet turke aktori është mjaft i përfolur megjithatë, thuhet se është shumë vështirë të zbulohet nëse “Murati” është apo nuk është në lidhje dashurie, pasi ai ka shumë mikesha.

Gökberk Yıldırım herë pas here publikon fotografi në rrjetet e tij sociale duke pasqyruar momente të veçanta nga jeta private por edhe karriera e tij si aktor./21Media