Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Sonte në DebatPernime u diskutua për ekonominë dhe financat e Kosovës

Të ftuar kësaj here ishin ish ministrat Bedri Hamza, Avdullah Hoti dhe Valdrin Lluka, si dhe Hekuran Murati i ish anëtar i Shoqërisë Civile, tani pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Murati që kishte punuar si shërbyes civil në Ministrinë e Financave gjatë mandatit të Besim Beqajt, deklaroi se në kohën kur Ministria e Financave është udhëhequr nga Besim Beqaj, bilanci bankar kishte arritur pikën kritike, për shkak se kjo ministri kishte rritur pagat për çështje elektorale.

“Rritja e pagave në sektorin publik bëhet për 80 mijë persona, por bëhet në kurriz të dy milionë personave të tjerë”, deklaroi Murati.

Ai po ashtu bëri edhe krahasimin e rritjes së pagës së sektorit publik me atë privat, duke përmendur statistikat se qysh nga viti 2012 paga e sektorit publik është rritur për 160 euro, ndërsa në atë privat vetëm 30 euro, shkruan rtv21.tv.

“Pagat duhet të rriten aq sa kemi produktivitet kombëtar. Kur rriten pagat vetëm në sektorin publik i dëmton të gjithë ata punëtorë të sektorit privat dhe ata të papunët për shkak se krijon inflacion, rriten çmimet sepse i zvogëlohet shporta e konsumit”, deklaroi Murati./21Media