Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

Banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

Mure të çara dhe banorë të frikësuar. Kjo është ajo çfarë la tërmeti i sotëm në Korçë të Shqipërisë.

Banorët e fshatit Vidohovë në Devoll thonë se janë të frikësuar, pasi tërmeti ishte i fortë.

Ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti, pasi shtëpitë i janë prishur. Thonë që nuk duan lekë, por shtëpi që të fusin kokën.

“U tremba, nuk kisha parë kaq. Më ka rënë shtëpia, më ka lojtur e gjitha. Po ka qenë tërmeti i parë dhe i dytë. Ndihemi të rrezikuar. Nuk i dua paratë unë kur nuk kam shtëpi. Unë dua të më bëhet shtëpia”.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.