Transportimi sfida më e madhe

Transportimi sfida më e madhe

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në shënimin e 30 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Për këtë shënim, prodhuesi francez i çokollatës, Patrick Roger, vendosi që të ndërtojë një strukturë të murit të Berlinit, të tërën nga çokollata.

Roger, për ndërtimin e kësaj strukture importoi një ton çokollatë nga Madagaskari, shkruan rtv21.tv

Muri i Berlinit nga çokollata do të punohet me gjatësi deri në 2.5 metra dhe gjashtë metra gjerësi dhe ajo do të jetë gati për ditën e rënies së murit të Berlinit, me 9 nëntor.

Roger ka thënë se ideja për ndërtimin e kësaj strukture i ka lindur pasi që mendon se është mirë të kujtohet data e rënies së murit të Berlinit.

Ai ka theksuar se është evropian dhe se mendon se në Evropë nuk duhet të ketë kufij.

Roger mendon se sfida më e madhe në këtë punë mund të jetë transportimi i tetë pjesëve të murit në njërën prej dyqaneve të çokolatës në Paris, ku do të bashkohen para shënimit të përvjetorit të murit të Berlinit.

Me datën 9 nëntor 2019, në ora 10.30, Roger do ta thyej këtë strukturë nga çokollata, mirëpo paraprakisht do të ftojë njerëz të interesuar që të marrin copat e çokollatës të cilat bien.

Kjo nuk është struktura e parë nga çokollata me pamje të murit të Berlinit që vendosi të ndërtojë prodhuesi francez i çokollatës Patrick Roger. Një mur të tillë nga çokollata e ndërtoi edhe para njëzet vjetësh, në shënimin e 20 vjetori të rënies së murit të Berlinit.

Roger po ashtu ka thënë se mbi të gjitha, qëllimi i këtij projekti është bashkimi i qytetarëve evropian në këtë kur çdo ditë shohim përçarje në mes njerëzish e vendesh./21Media