Muriqi në katër ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola

Muriqi në katër ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola

Vedat Muriqi është sulmuesi më në formë i Kombëtares së Kosovës në kualifikime për Euro 2020.

Tashmë, sulmuesi nga Prizreni ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit te Kosova. Kështu, Muriqi rënditet në mesin e top-shënuesve në kualifikime për evropian.

Listës i prinë sulmuesi i Izraelit Eran Zahavi me 11 gola, kurse pas tij është sulmuesi rus Dzyuba me 9 gola të shënuar.

Vlen të përmendet se pjesë e kësaj liste është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.