Muriqi: Do të doja të realizoja gol kundër Galatasaray-it

Muriqi: Do të doja të realizoja gol kundër Galatasaray-it

Vedat Muriqi është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij me fanellën e klubit turk, Fenerbahce.

Që nga transferimi i tij, te gjiganti turk, Muriqi është shndërruar në një ndër futbollistët kryesor të skuadrës. Sulmuesi shënoi gol në ndeshjen e fundit të cilën e fitoi Feneri me rezultat 2:1, pas ndeshjes ai deklaroi se më të rëndësishme janë pikët sesa golat e tij.

“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit me Galatasaray”, tha Muriqi.

Tutje, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron t’i shënojë gol edhe Galatasaray-it, skuadër e cila ishte në garë për nënshkrimin e tij.

“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje ai.

Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina.

“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira. Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëjë histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.