Muriqi po vazhdon shkëlqimin në ligen turke të futbollit

Muriqi po vazhdon shkëlqimin në ligen turke të futbollit

Ndeshja e zhvilluar mes Gaziantep dhe Fenerbahce sonte përfundoi me rezultat 0-2.

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e dytë. Muriqi po ashtu pati edhe raste të tjera të mira shënimi.

Muriqi është shndërruar në sulmuesin më të rrezikshëm në kampionatin turk, duke bërë që të jetë i kërkuar nga skuadrat e mëdha nga Anglia dhe Italia.

Muriqi nuk ka shfaqur interesim për transferim, duke pohuar se është i interesuar që të mbetet në Turqi dhe ta fitojë kupën e Turqisë më klubin e tij.

Pas kësaj fitoreje Fenerbahce, është në pozitën e tretë me 34, tri pikë më pakë se Sivasspor që mban pozitën e parë.