Fenerbahce fitoi derbin

Fenerbahce fitoi derbin

Po vazhdon shkëlqimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, në kampionatin turk.

Në derbin e Stambollit, Fenerbahce e mposhti sonte Istanbul Basaksehir, me rezultat 2 – 0.

Edhe sonte ishte i pa gabueshëm sulmuesi prizrenas, i cili shënoi golin e dytë.

Në ndeshjen mes dy klubeve që kanë një rivalitet të fortë, golin e parë e shënoi Max Kruse (72’), kurse goli i dytë u shëua nga Vedat Muriqi (86’).

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce është në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 37 pikë, vetëm tre pikë më pa se Sivasspor që është në pozitën e parë. Istanbul Basaksehir është i treti me 36 pikë.