“Ëndrra ime është Premier Ligë”

“Ëndrra ime është Premier Ligë”

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka thënë se shpreson të luajë në Angli.

Për shkak të formës së mirë të sulmuesin kosovar janë interesuar disa nga ekipet më të mëdha Evropiane, si United, Juventusi dhe Tottenham.

Në një intervistë ai ka thënë se objektivi i tij është të luajë për klube të mëdha nga Evropa.

“Objektivi im i parë ishte të luaja për klube të mëdha nga Evropa. Kur erdhi oferta zyrtare nga Fenerbahce ishte vështirë ta refuzoja. Ndryshimi i shtetit do të ishte i vështirë për mua, prandaj e vendosa afrimin me Fenerin”, ka thënë Muriqi.

Më tej sulmuesi 25 vjeçar shtoi se dëshira e tij më e madhe është të luaj në Premier Ligë.

“Ëndrra ime është Premier Ligë. Qëllimi im kryesor është Anglia, pasi më pëlqen dhe mendoj se më përshtatet duke u bazuar te mundësitë e mia fizike”, ka treguar ai për televizionin NTV.

Këtë sezon Muriqi ka shënuar pesë gola dhe ka një asistim në ligën turke.