Murtezaj: ATK e palëkundur në zbatimin e legjislacionit tatimor

Murtezaj ka filluar vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj sot ka nisur vizitat në drejtoritë rajonale të ATK-së, ku fillimisht ka vizituar Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtoritë rajonale Prishtina 2 dhe Prishtina 3, ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim, Murtezaj ka folur për planet e këtij viti, për të cilat ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm në arritjen e realizimit të tyre, njëkohësisht ka kërkuar  ofrim të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit.

“Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ai tha se ATK është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, ka thënë Murtezaj.

Ndër të tjera, ai ka porositur drejtuesit e këtyre drejtorive, që të kenë parasysh  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme, të cilat  kontribuojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit në ngritjen e mërqinjës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit  të vizitave nëpër  drejtoritë rajonale të ATK-së, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit./21Media 

Back to top button